TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritet sërish numri i fataliteteve nga koronavirusi duke kaluar tashmë shifrën 20,000, por ulet shtesa e numrit ditor të të infektuarëve në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 566 persona me COVID-19 (dje ishte 431), duke e çuar numrin në total në 20,465.
Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 159,516 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja nga dje +është +3,153 (të dielën ishte +4,092).
Janë 35,435 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht, janë 103,616 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,381 prej tyre në gjendje kritike.
Në total në botë deri tani regjistrohen 1,882,164 të infektuar, me 117,397 vdekje dhe të shëruar 437,306.
Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 564,317 raste (22,850 vdekje), e ndjekur nga Spanja (169,496 raste/ 17,489vdekje).
/TPZ.al/