TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, njoftoi se numri i vdekjeve në shtetin e tij, nga koronavirusi i ka tejkaluar 10,000 deri më sot.
Cuomo ngushëlloi familjet e viktimave, duke e quajtur “të tmerrshëm nivelin e dhimbjes dhe pikëllimit” nga kjo krizë.
Cuomo paralajmëroi lehtësimin e kufizimeve në distancimin social shumë shpejt, pasi presidenti amerikan raportohet se pret të rihapë ekonominë deri në fund të muajit.
Cuomo tha se shteti do t’i dëgjonte ekspertët për të përcaktuar se kur të ndalonin kufizimet, duke arritur një “ekuilibër delikat” midis rifillimit të ekonomisë dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Guvernatori tha se ai dëshironte të “mësonte nga ato vende të tjera” që tashmë kanë filluar të rihapin ekonomitë e tyre për të përcaktuar se çfarë hapash të tjera do të ndërmarrin.
Siç raporton "The Guardian", Cuomo tha në konferencën e tij të përditshme se shteti i tij po vazhdon të rrafshojë kurbën e rasteve të reja me koronavirus.
Cuomo vuri në dukje se, mesatarja triditore e të intubuarve në spitale është në rënie.
Me numrin në ulje të rasteve të shtruara në spital, Cuomo pranoi se kishte fije shprese.
“Po, mendoj se mund të thuash se më e keqja ka mbaruar,” tha Cuomo.
Por guvernatori paralajmëroi se qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë për të parandaluar riaktivizimin e pandemisë.