TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se situata në Rusi po përkeqësohet, pasi vendi i tij ka rritjen më të madhe një-ditore të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19.
“Siç e shohim, situata po ndryshon pothuajse çdo ditë. Për fat të keq, nuk po ndryshon për mirë”, u tha ai anëtarëve të qeverisë Ruse.
Presidenti rus gjithashtu tha që ushtria mund të vendoset për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës së shpërthimit të epidemisë, siç kishte bërë Italia dhe vende të tjera.
Të hënën shifrat e reja treguan më shumë se 2.550 infeksione të reja në Rusi, duke e çuar në 18,328 numrin total të të prekurve.
Pothuajse dy të tretat e rasteve të konfirmuara kanë qenë në kryeqytetin rus, Moskë.