TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, është tallur sërish me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, në emisionin "Open". Rama tha se do të takohet me Bashën, por pasi ai t'i lutet, duke e quajtur kryetarin e opozitës, Zhulieta dhe veten Romeo. "Do takohemi ne, por do t'i lutem unë shumë herë, se kështu e kemi. Deri sa ta lënë të gjithë, pasataj do vij do thotë Romeo ja ku më ke, jam Xhulia", tha kryeministri, që në fakt, po i referohej Zhulietës në dramën e Shekspirit, por bëri një lapsus, siç bën shpesh në citime të kësaj natyre. Rama ka thënë gjithashtu se takimi me Bashën do të vijë më vonë, sepse tashmë ka njerëz të tjerë pranë, duke nënkuptuar LSI-në. /TPZ.AL/