AKTUALITET, 14 Janar 2019, 20:07

Rama sulmon “Zërin e Amerikës”: Kazan që përgojon dynjanë

Rama sulmon “Zërin e Amerikës”: Kazan që
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sulmoi “Zërin e Amerikës”, për të cilin thotë se ‘flet nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi llogje telefonike’, pas publikimit të përgjimeve për punësimet në burgje në kohën kur ky Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga ish-deputeti socialisit, Arben Çuko. “Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike?Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik?Çfarë katandie?”, shkruan Rama. Sot, “Zëri i Amerikës” (VOA) publikoi një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. http://www.tpz.al/2019/01/14/konkurset-publike-ne-burgje-kthehen-ne-fushate-punesimi-per-zyrtaret-e-ps/ Sipas VOA-s, Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Në një rast të përgjimeve të cituar nga VOA thuhet se më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze.