AKTUALITET, 14 Janar 2019, 19:04

Protesta tek "Unaza e re", Braimllari: Qeverisë i ka ardhur fundi

Protesta tek "Unaza e re",  Braimllari: Qeverisë i ka ardhur

Banorët e Astirit, ndërtesat e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Madhe kanë dalë edhe këtë të hënë për të protestuar duke kundërshtuar shembjen e banesave që preken nga projekti i “Unazës së re”. Me thirrjet “Vasal” “Poshtë projekti”, “Qeveri hajdute”, "Rama ik", “Unaza e bashkuar ka për të fituar”, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke deklaruar se nuk do të heqin dorë dhe se protesta e tyre do të vazhdojë deri sa të anulohet projekti i Unazës së re dhe kërkesat e tyre të plotësohen.

Në mbështjetje të tyre kanë dalë ashtu siç kanë bërë prej disa kohësh edhe deputetë të opozitës Endrit Braimllari, deputeti i LSI-së; Klevis Balliu dhe Oriola Pampuri, deputetë të PD-së, të cilët i kanë bërë thirrje të gjithë qytetatërëve të bashkohen me protestën dhe kaozën e banorëve të Astirit, që sipas tyre është e drejtë dhe askush nuk mund të përfitojë.

“Sot shqiptarët duan të largohen nga vendi, sepse Edi Rama është kthyer në makthin e tyre. Çdo qytetari pas i mori votën, tani kërkon t’ua prishë shtëpitë. Qëndroni të bashkuar, sepse kauzës tuaj i bashkohen të gjithë. Edi Ramës i ka ardhur fundi. Kemi përballë një kryeministër antikombëtar. Shembulli më i mirë është protesta masive. Ndaj vetëm me qëndresë ne do të fitojmë”, tha Endrit Braimllari, deputet i LSI-së.

Gjatë protestës së ditës së sotme të banorëve të Astirit fjalën e mori dhe deputetja e PD-së Oriola Pompuri, e cila u shpreh se projekti i Unazës së re është një tender tërësisht korruptiv