AKTUALITET, 14 Janar 2019, 17:54

‘Unaza’, PD nxjerr dokumentet: Si e favorizoi ARRSH firmën!

Partia Demokratike ka  publikuar të tjera dokumente, sipas të cilës thellojnë akoma më shumë skandalin e ARRSH me aferën e Unazës së Madhe. Përmes dokumenteve të publikuara nga Departamenti i antikorrupsionit, PD pretendon se  ARRSH ka ndryshuar kriteret, për të favorizuar firmën ‘Gjoka Konstruksion’, në lotin e parë të Unazës së Madhe që shtrihet nga ‘Pallati me shigjeta’ te ish-rrethrrotullimi ‘Shqiponja’,

Deklarata e PD

Në përgjigje të reagimit të dëshpëruar të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky i fundit, meqë ka marrë përsipër barrën e rëndë të pastrojë të papastrueshmet e kryeministrit-urdhërues, duhet të sqarojë: Përse gënjen publikisht kur deklaron se “Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.” ?

Përse kriteri për paraqitjen e licencës u ndryshua nga licenca NP – 12/G Punime të inxhinierisë së mjedisit, në licencën NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit? Në tryezën e pazarit është vënë licenca që Gjoka Konstruksion disponon, pra NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit dhe kjo e ka shtyrë ARRSH të rrëshqasë në rrjedhën e paligjshmërisë së nisur në shtator 2018.

Faktet e mësipërme janë zyrtarisht të publikuara në sistemin e prokurimit publik elektronik dhe, pavarësisht kësaj, ARRSH-ja, nën urdhrat e kryeministrit, merr përsipër të deklarojë fals, pasi nuk u mjaftua me tentativën për t’i dhuruar tender kompanisë fantazëm me dokumente po false. Me ketë deklaratë që paraqet fakte të rreme, ARRSH-ja nuk bëri gjë tjetër, veçse vërtetoi denoncimin e sotëm të PDSH.

(SQARIM: NP-12/G eshte per punime inxhinierike mjedisi me vlere punesh mbi 800 milione leke te reja NP-12/F eshte per punime inxhinierike mjedisi me vlere punesh nga 401-800 milion leke te reja.)