TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ‘Gjergj Araniti’, tek lagjia ‘Pavarësia’ në qytetin bregdetar të Vlorës.
Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Audi A3 me targa AA 633 VC.
Nga të shtënat nuk ka raportime për persona të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.