AKTUALITET, 14 Janar 2019, 19:08

Skandali me punësimet, PD tregon me emra kush duhet të jetë në burg (VIDEO)

Skandali me punësimet, PD tregon me emra kush duhet të jetë

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas skandalit të publikuar sot nga ‘Zëri i Amerikës’, për punësimet në administratë, të cilat vendosen në zyrën e kryeministrit.

Me anë të deputetit Ervin Salianji, PD thekson se,Rama duhet larguar urgjentisht dhe se të gjithë zyrtarët e lartë të PS sot duhet të jenë në burg.

“Publikimi nga 'Zeri i Amerikë's i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndêrhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!

Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sot shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, deputete e Ramës, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja dhe një sërë deputetësh dhe zyrtarësh duhet të ishin në burg!

Përgjimet ku ish drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339.

Kjo është e njëjta dosje, ku Vangjush Dako bashkëpunon me krimin e organizuar për blerjen e votave për llogari të pushtetit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2017.

Tani nuk ka më asnjë dyshim se është Edi Rama ai që po bllokon hetimin e dosjes 339. Qëllimi i kryeministrit nuk është të mbrojë vetëm Vangjush Dakon, por të mbrojë veten e tij nga arrestimi i pashmangshëm, që do të vinte nga hetimi i pavarur i dosjes 339.

Zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar.” ​, tha Salianji.