AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 12:27

Rama sulmon nga foltorja e Kuvendit ambasadoren amerikane: Kur thotë se po i vëzhgoj, s’më vjen mirë hiç! Jam kryeministri i një vendi sovran

Rama sulmon nga foltorja e Kuvendit ambasadoren amerikane: Kur thotë se po


Nga foltorja e Kuvendit ku mori fjalën për të argumentuar ndryshimet kushtetuese, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh partnerëve ndërkombëtarë ndërsa theksoi se kjo është një cështje tërësisht shqiptare.

“Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithe miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjoj sic është këtë mesazh të një parlamenti sovran qeverie sovrane. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike.

Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA apo të BE. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos I themi gjërat sic janë. Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA Berlinit apo Parisit që ne prej 30 viteh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respect. Por kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne.- u shpreh Rama.