AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 18:47

Burg për "memet", reagon Edi Rama: S'ka asnjë shans, jeni nisur nga një material jo zyrtar!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Twitter, pasi në media rrodhi një propozim ligjor i Etilda Gjonajt, për burgosjen e personave që bëjnë montazhe dhe cënojnë personalitetin e dikujt.

Rama thotë se "memet" nuk ka "shans" të ndalohen me ligj dhe thumbon analistët "e shqetësuar" nga ky propozim, të cilin Rama e quan "material jo zyrtar".

"Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s'di ç'material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s'ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!", shkruan Rama.