AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 10:12

Pse po përhapet kaq shpejt? Shefi i zyrës së OBSH tregon tre gabimet që bëjmë çdo ditë


Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skënder Syla në një postim në rrjetet sociale shpjegon pse po përhapet kaq shpejt COVID-19.

Sipas tij, është e gabuar që maska nuk po mbahet në çdo ambient.

Sipas tij, maska duhet të mbahet edhe gjatë komunikimit me të afërmit, me kolegët e punës por edhe miqtë e afërt.

“Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar;

Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

Mos bëni këto 3 gabime më lart. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar.

MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, shkruan Syla.