AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 11:05

Tragjike/Ndërron jetë në Spitalin Infektiv një 21-vjeçare, ishte në intubim

Tragjike/Ndërron jetë në Spitalin Infektiv një


Një 21-vjeçare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se e reja ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv.

Vajza ka qenë në gjendje të rëndë pasi ndodhej e intubuar.

Kështu, 21-vjeçarja bëhet e para e kësaj moshe që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë.

Detajet nga Ministria e Shëndetësisë:

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.