AKTUALITET, 13 Shkurt 2020, 18:38

Lojëra fati të paligjshme në Lushnjë, arrestohet 32 vjeçari

Lojëra fati të paligjshme në Lushnjë, arrestohet 32

Një shtetas me iniciale E.M., 32 vjeç, është arrestuar në flagrancë në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas informacioneve paraprake janë sekuestruar tre laptopë, 24 bileta, gjashtë bileta me siglën ‘Top Game Racing’ dhe dy printera.

32-vjeçarit i ngarkohet akuza “Organizim i llotove të palejuara” në lokalin që menaxhonte.