AKTUALITET, 17 Prill 2018, 17:45

Rama shigjeton kundërshtarët: Qeveria u angazhua me mish e me shpirt, opozita la kockat për të shtyrë këtë ditë

Rama shigjeton kundërshtarët: Qeveria u angazhua me mish e me shpirt,
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Rama në fjalën e tij bëri dhe një ftesë opozitës, dhe tha se dora e tij është e shtrirë gjithmonë për bashkëpunim në të mirën e përbashkët për rrugën Evropiane.

Dora jonë është sot e shtrirë ndaj opozitës, e ftoj sot përpara të t ë gjithë shqiptarëve, që të mos ngatërrojmë përplasjet shqip për çka na ndan së brendshmi me këtë sfidë të përbashkët kombëtare dhe kur flasim për gjuhë të huaj mos të tregojmë me gisht njëri tjetrin, por ti dalim për zot shqiptarisht dhe të ardhmes së saj evropiane.

Ndihem i privilegjuar që jam këtu në këtë ditë të veçantë, por unë nuk e lexoj raportin e çeljes, si një fitore të një partie ndaj një partie tjetër. Kjo nuk është vetëm fitorja e partisë që luftoi me gjithsej për këtë ditë, dhe partive që luftuan gjithsej për ta shtrirë këtë ditë sa më shumë.

Kjo nuk është fitore e qeverisë që u angazhua me mish e më shpirt dhe u baltos deri në kockë për këtë ditë, dhe opozitës që la kockat në angazhimin e saj për ta bërë të pamundur këtë ditë.

Sot ka fituar atdheu ynë. Sot Shqipëria ka fituar një status të ri dhe gjendet më afër Europës se dje. Sot është shtiza e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit që është ngjitur një shkallë më lart. Siç ia dolëm në këto dy sprova, do t’ia dalim dhe në të tretën. Ne do ta çojmë deri në fund dëshirën e Skënderbeut, martirëve të luftës. Ne do ta bëjmë Shqipërinë pjesë të pandashme të gjithë botës, Shqipëria shtet anëtar Europian.