AKTUALITET, 17 Prill 2018, 16:35

"Financial Times" pyet Mogherinin: Si do ta bindësh Këshillin për krimin e organizuar të Shqipërisë?

"Financial Times" pyet Mogherinin: Si do ta bindësh

Pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe shefja e diplomacisë të BE-së, Federika Mogherini u pyetën nga gazetarët për problemet e krimit të organizuar, që paraqet Shqipëria.

Pyetja e gazetares së Financial Times ka qenë si për Mogherinin, ashtu edhe për Hahn:

“A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”

Përgjigjia e Mogherinit ka nisur me një korrigjim për gazetaren se nuk ka vende anëtare të mëdha e të vogla në BE, duke vazhduar se Komisioni Europian nuk ka asnjë detyrim të bindë Këshillin.

Mogherini nuk dha detaje të progres-raporteve, por tha se dokumentet janë hartuar në bazë të të dhënave konkrete për rekomandimet dhe për detyrimet e përmbushura, si nga Tirana, ashtu edhe nga Shkupi.