AKTUALITET, 5 Qershor 2018, 22:31

Rama shfaqet si "opinionist": Shteti do të ndihmojë 6 vajzat jetime, por nuk kemi shumë mundësi

Rama shfaqet si "opinionist": Shteti do të ndihmojë 6 vajzat

Kryeministri Edi Rama, është shfaqur në panelin e emisionit "Opinion", për të diskutuar tragjedinë që i ka ndodhur gjashtë vajzave kuksiane të cilat kanë mbetur jetime. Rama ka thënë se shteti mund të garantojë strehimin, ushqimin dhe shkollimin, megjithatë, nuk ka mundësi të bëjë më shumë sepse nuk kemi një shtet të fortë. Prandaj, në pamundësi për të ndihmuar më shumë dhe për shkak të shtetit të dobët të cilin drejton, kryeministri ka falenderuar bamirësit në studio dhe jashtë saj për kontributet e tyre në favor të gjashtë vajzave.

"Në rastin konkret për të cilin jemi mbledhur këtu, bëhet fjalë për një tragjedi me proporcione të jashtëzkonshme. Është për tu adminiruar kondibuti i Arbrit dhe gadishmëria e zonjës dhe njerëzve. Me thënë të drejtën është dicka që mund të themi pa frike se shoqëria jonë e ka. Kur vjen punë tek solidariteti i strukturuar, i cili është karakteristikë e vendeve të fortë, ne kemi shumë boshllëqe.

Përsa i përket asaj që shteti mund të bëjë në kushtet tona, se duhet të kemi parasysh mundësinë. Minimumi i domosdoshëm për ndjekjen e shkollës, e garantojmë. Në rastin e jetimëve shteti garanton menjëherë edhe konviktin falas, edhe ushqimin falas edhe nje bursë falas, edhe librat falas.

Nuk kemi forcën që kanë vendet e zhvilluara, por ne paguajmë çmimin e një historie të gjatë zvarritje me të gjitha reformat që duhet të ishin bërë."

/TPZ.AL/