TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA-të dhe Koreja e Veriut kanë vendosur se cili samiti mes tyre do të mbahet në hotelin “Capella”, në ishullin Sentosa tw Singaporit më 12 qershor.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Delegacionet nga SHBA dhe Koreja e Veriut u takuan katër herë javën e kaluar në Hotel Capella për të diskutuar logjistikën e samitit.
Hoteli Capella është një hotel me pesë yje në ishullin Sentosa, i cili ka disa vendpushime, hotele, dy fusha golfi dhe një park. Hoteli, i projektuar nga arkitekti i njohur britanik Norman Foster, ka 111 dhoma dhe një rezidencë presidenciale, të shpërndarë në mbi 12ha tokë.
Siguria ishte një shqetësim kryesor për koreano-veriorët gjatë diskutimeve, thanë burimet për CNN.
Zyrtarët e Koresë së Veriut në Singapor gjithashtu duhej të merrnin miratimin për pothuajse çdo detaj me eprorët e tyre në Phenian, duke çuar në intervale një ose dy ditore përpara se të arrinin një marrëveshje edhe mbi detaje të vogla logjistike, tha burimi.
Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.