TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stilistja e njohur amerikane, Kate Spade, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në New York. Mediat amerikane raportojnë se Spade, 55 vjeç, është vetëvrarë.
Ajo ishte një stiliste mjaft e famshme, e cili krijoi firmën e veshjeve dhe bizhuterive që mbante emrin e saj, "Kate Spade".
Kate krijoi linjën e çantave në vitin 1993 dhe më pas linjën e plotë të veshjeve dhe bizhuterive duke e kthyer biznesin e saj në një sukses.
Në vitin 2007 Kate e shiti firmën e saj dhe u largua nga bota e modës për t'ju përkushtuar vajzës së saj të vogël. Ajo u rikthye në vitin 2016 dhe themeloi firmën "Frances Valentine".
/TPZ.AL/