TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë ngelur edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit, një statistikë e veçantë është edhe ajo që tregon listën e golashënuesve përpara nisjes së këtij turneu.
Bëhet fjalë për protagonistët që pritet të luajnë në Botërorin e Rusisë dhe realizimet e tyre gjatë gjithë kësaj kohe në një turne të tillë. Në këtë listë mund të thuhet se ylli portugez, Kristiano Ronaldo është i papërfillshëm, pasi ka shënuar vetëm 3 gola.
Nga ana tjetër ylli argjentinas, Lionel Mesi ka bërë diçka më mirë, duke realizuar 5 gola në total. Megjithatë edhe nëse i bashkojmë golat e këtyre dy futbollistëve, nuk arrijnë shifrën e Thomas Mylerit. Futbollisti gjerman ka arritur të realizojë 10 gola në Botëror dhe ndiqet nga Hames Rodriguez, me 6 gola të shënuara.
Lista e golashënuesve
Myler 10 gola
Rodriguez 6 gola
Mesi 5 gola
Higuain 5 gola
Cahill 5 gola
Suarez 5 gola