AKTUALITET, 5 Qershor 2018, 20:37

I ngritën dronin Ramës gjatë takimit, ja çfarë bëri policia me të rinjtë e FRPD-së

Policia e Vlorës ka shoqëruar të rinjtë që ngritën dronin gjatë takimit të Ramës për çeljen e sezonit turistikë.

Partia Demokratike, ka publikuar videon e shoqërimit të të rinjve.

Njoftimi i Partisë Demokratike

Foto dhe video gjate shoqerimit te 3 te rinjve te FRPD qe ngriten dronin mbi koken e Edi Rames ne Orikum. Pas verifikimeve ata jane lene te lire. Emrat e te shoqeruarve Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

DRONI I PD DHE POLICIA

 

 

Rama në Vlorë, FRPD i ngre dronin gjatë takimit: Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat

Forumi Rinor i Partisë Demokratike, edhe në takimin e Ramës në Vlorë, ka protestuar duke ngritur një dron.

Një banderojë e lidhur me dronin, ka qenë simbolika e FRPD këtë herë, në të cilën shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.

Njoftimi i PD-së

Nuk ka qetesi per Edi Ramen! FRPD i ngre ne Vlore dronin me banderolen

“Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetet dhe ministrat. Te zgjedhe ndonje dhe Populli”. Banderola mban siglen e Forumit Rinor te PD, i cili po protestonte ne te njejten ore edhe ne Tirane, tek Ministria e Brendshme, duke kerkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Te rinjte demokrate dhe aktiviste te tjere te PD protestuan te shtunen kudo ku ishte Rama ne Elbasan, Cerrik dhe Belsh.