AKTUALITET, 3 Janar 2018, 21:46

Rama, për para dhe pushtet “po i bën nënën Shqipërisë”!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, reagoi pas përgjimve audio të publikuara sot në portalin Politiko.al, duke akuzuar qeverinë “Rama” se “për parà dhe pushtet “po i bën nënën Shqipërisë”! Statusi " I kanë .... nënën Shqipërisë" Habilajt i vret ndërgjegja më shumë se shokët e bandës Rama-Tahiri Përgjimet audio te grupit Rama-Tahiri-Habilaj të publikuara tek Politiko.al paraqesin dhe me zë atë që gjithë shqiptarët e dinë: që qeveria Rama dhe krimi jane e njëjta gjë! Por risia sot, ishte që Habilajt gjatë përgjimeve audio ishin me më shumë ndërgjegje se shokët e tyre te bandës Rama-Tahiri! Këta e dinin atë që di shumica e shqiptarëve, që kjo qeveri për parà dhe pushtet “po i bën nënën Shqipërisë”! /TPZ.AL/