AKTUALITET, 3 Janar 2018, 15:30

Zbulohet posti që do të mbajë dhe emisioni që do të drejtojë Sokol Balla në Vizion Plus

Zbulohet posti që do të mbajë dhe emisioni që do të

Fillimi i vitit 2018 do ta gjejë Sokol Ballën në një televizon tjetër, pasi njoftoi largimin nga Top-channel. Ai tashmë do të jetë pjesë e stafit të Vizion Plus.

Ndërkohë, mësohet se Balla do të ketë rolin e drejtorit ekzekutiv në këtë televizion si dhe do të drejtojë një emision politik, i cili do të jetë emisioni kryesor në Vizion Plus, sipas Express.

Pas 12 vitesh ai është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”. Mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”, emër të cilin e përmendi edhe në një shkëmbim batutash me Ramën.