TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër viktimë për shkak të vetëvrasjes në tri ditët e para të vitit 2018!
Pas vetëvrasjes se pronarit të pularisë në Korçë dhe vetëflijimit me fostoksinë në Memaliaj, një rast i tretë tragjik vjen nga Vora.
Një burrë në periferi të kryeqytetit ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati ditën e djeshme.
Sipas informacioneve 44-vjeçari B.M. është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në Vorë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftim i policisë:
Më datë 02.01.2017, në Vorë, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B.M, vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.