AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 17:26

Rama për kryebashkiakët e opozitës: Mos bini viktimë e katërshes Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi

Rama për kryebashkiakët e opozitës: Mos bini viktimë e

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e kryebashkiakëve të opozitës që i kanë dërguar shkresë KZAZ-ve ku i kërkojnë të lirojnë ambientet pasi në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”,shkruan Rama.