TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rama shkon në Fier me një sasi parash për të paguar naftëtarët deri sa të rifillojë puna e rafinerisë. Janë 560 milionë lekë nga buxheti i shtetit që do të shkojnë për të paguar naftëtarët, pas vendimit të këtyre të fundit për të lënë grevën.
Kjo shifër është bërë e ditur nga Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi në Komisionin e Ekonomisë. Pagesa është pjesë e marrëveshjes që arritën naftëtarët me qeverinë pak ditë më parë.
Pagat që u detyrohet kompania që kishte rafinerinë nuk u morën përsipër nga qeveria, por u ra dakord që të merrnin një pagë të ndërmjetme mes asistencën dhe pagës së tyre, por nuk dihet se sa është shumë konkrete. Naftëtarët kanë thënë se do ta ndjekin çështjen e këtyre pagave deri në Strasburg.
/TPZ.al/