AKTUALITET, 16 Maj 2018, 12:14

Rama në delir: Ne ç'rrënjosëm kanabisin nga veriu në jug!

Rama në delir: Ne ç'rrënjosëm kanabisin nga veriu

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe me tone mallëngjyese gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Përpara se të deklaronte mbrojtjen për ministrin Xhafaj, Rama bëri një hyrje për kanabizimin e vendit dhe raportin e qeverisë së tij me kanabisin. Kryeministri u shpreh se qeveria e tij e ka ç'rrënjosur kanabisin nga i gjithë vendi.

"Ne luftuam dhe crrënjosëm kanabisin përfundimisht si fenomen të shtrirë nga veriu deri në jug", i tha Rama shqiptarëve nga mbledhje e PS-së.

Mesa duket të gjitha ngjarjet dhe skandalet e drogës që kanë shpërthyer në kto vite, nuk ja kanë ulur entuziazmin kryeministrit, për të shpallur fitoren mbi kanabisin, edhe pse ish ministri i tij i brendshëm akuzohet si trafikant droge, edhe pse drejtues të policisë së shtetit akuzohen si bashkëpunëtor në kultivimin dhe trafikimin e drogës, edhe pse Shqipëria u mbush në të katër cepat me kanabis dhe disa prej drejtuesve të policisë janë arratisur në drejtim të paditur.

/TPZ.AL/