TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, la folur për takimin me presidentin francez Emanuel Macron. Sipas Ramës, ky ka qenë një takim pozitiv, megjithëse Macron nuk ka premtuar një votë pro Shqipërisë, për hapjen e negociatave.
“Dje isha në Paris, për të vijuar përpjekjen e vështirë por jot ë pamundur diplomatike të bindjes së cdo vendi anëtar të BE, për ti dhënë vendin tonë në fund të qershorit, atë që përmes reformash dhe rezultatesh, Shqipëria ka merituar, celjen e negociatave për anëtarësim në BE. Takova presidentin Macron, i cili pas kërkesës time me anë të një letra, gjeti kohë të më rezervojë një takim. Në takimin që zgjati jashtë parashikimit, mund t’ju them me plotë gojën se dëgjova nga presidenti fjalë inkurajues për Shqipërinë. Më tha se vendimmarrja e Francës, është në studim e sipër, sepse sipas tij nuk është vetëm çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat kanë arritur rezultate, por cështja e kontrollit të zonës shengen dhe flukseve migratore. Besoj se jam më optimist pas takimit, se sa përpara takimit. “
Rama u shpreh se pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë, nuk janë euroskeptikët por Partia Demokratike e cila po “minon dhe hedh në erë negociatat”.
“Duhet të ndeshemi përditë, pa pushim, me murin qorr dhe shurdh të baltës që opozita ë këtushme i ngre Shqipërisë, duke mos lënë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë. Ata thonë se po pengojnë, bllokojnë dhe rrëzojnë qeverinë e krimit dhe të drogës. Ata po pengojnë Shqipërinë. “
/TPZ.AL/