AKTUALITET, 16 Maj 2018, 12:03

PËRGJIMI I AGRON XHAFAJ/ Rama: Materiali audio nuk është autentik

PËRGJIMI I AGRON XHAFAJ/ Rama: Materiali audio nuk është autentik

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ka deklaruar se materiali audio që ka publikuar Partia Demokratike për vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk është autentik. Sipas Ramës, ai ka kërkuar ekspertizën shkencore nga një laborator i huaj dhe ka lënë të nënkuptohet se ky material nuk është autentik.

"Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE."

/TPZ.AL/