TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kthyer sot përgjigje Kreut të Shtetit, Ilir Meta në lidhje me plotësimin e vakancave në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të lënies së mandateve nga opozita.
Në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb”, KQZ-ja i ka vënë në dispozicion Presidentit një kopje të njoftimit të Kuvendit dhe një kopje të dorëheqjes së deputetëve nga mandati.
Po ashtu mësohet se Presidentit i është vënë në dispozicion edhe një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë.
Kujtojmë që Kuvendi aktualisht përbëhet nga 122 deputetë pas shterimit të listave shumëemerore të partive opozitare. Ndërkohë që në nenin 64 të Kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.”
Të shumtë janë dhe zërat që artikulojnë se në këto kushte Presidentit i lind e drejta ta shpërndajë Parlamentin.