TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur Singapori të thërret, është detyrë të përgjigjesh. Dhe nuk ka asnjë justifikim që ka vlerë, qoftë edhe nëse je një lojtar i Premier Ligës.
Kjo i ka ndodhur Ben Dejvisit, 18-vjeçarit të Fulhamit, që rrezikon tre vite burg pasi nuk i është përgjigjur thirrjes nën armë të Singaporit, vendi i tij i lindjes.
Në Singapor, me të mbushur 18 vjeç, është detyrim të kryesh 2 vite shërbim ushtarak dhe rrallëherë ndodh që autoritet ta shtyjnë ushtrinë për ndokënd.
Arsyetimi që i ka bërë Dejvis autoriteteve singaporiane nuk i kanë bindur këta të fundit, që kanë refuzuar kërkesën e futbollistit.
Sistemi në Singapor është shumë i ashpër dhe vetëm tre atletë kanë mundur ta shtyjnë shërbimin ushtarak në 15 vitet e fundit, se për ta anuluar as që bëhet fjalë. Gjithsesi, lojtari ka vendosur të luajë për Tajlandën, pasi nëna e tij është tajlandeze, ndërsa i ati britanik.