AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 20:26

Rama mbledh urgjent qeverinë në mesnatë, sapo të kthehet nga Frankfurti

Rama mbledh urgjent qeverinë në mesnatë, sapo të kthehet nga

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë sapo të mbërrijë sot në Tiranë.

Kryeministri do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me të gjithë ministrat e kabinetit rreth orës 00:00, kur pritet të mbërrijë në kryeqytet.

Shefi i qeverisë anuloi vizitën që kishte programuar në SHBA, ku do të merrte pjesë në një forum të OKB, Organizata e Kombeve të Bashkuara, pas njoftimit se Shqipëria u godit nga një tërmet 7.5 ballë, më i forti i 30 viteve të fundit.

Ai u nis nga Frankfurti drejt Tiranës, dhe pritet të mbërrijë për të parë situatën në vend.