TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tërmet mjaft i fuqishëm ka shkundur sot Shqipërinë, veçanërisht Tiranën dhe Durrësin. Tërmeti me një magnitudë 5.8 ballë dhe intensitet 7.5 ballë, tmerroi qytetarët, një pjesë e të cilëve, vijojnë të qëndrojnë jashtë banesave të frikësuar.
Mediat e huaja e kanë pasqyruar gjerësisht këtë lajm.
Gazeta britanike Express, shkruan "Horror në Tiranë, tërmeti i fuqishëm shkakton shumë të lënduar". Po kështu "Mirro", shkruan se qytetarët kanë lënë banesat të alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka patur dëme të shumta.
Repubblica.it shkruan se dy tërmete u regjistruan brenda dhjetë minutash me epiqendër veriun e Durrësit. I pari 5.8 ballë dhe i dyti 5.3 ballë. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Puglia, veçanërisht në Salento dhe Gargano.