AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 17:36

Në Shqipëri bie tërmeti më i fuqishëm në 30 vite, zbulohet në cilin shtet ndodhet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë, në këto momente, ndërkohë që në Shqipëri ka rënë një tërmet me magnitudë 5.8 ballë dhe intensitet 7.5 ballë, më i fuqishmni në 30 vitet e fundit.

Mësohet se Rama ka anulluar një vizitë në OKB në New York dhe pritet të kthehet urgjentisht në Tiranë.

Çfarë ndodhi sot në Shqipëri? 

Tërmeti i ndjerë ditën e sotme në Shqipëri, është më i fortë i 30 viteve të fundit. Kështu ka deklaruar IGJEUM.

Ky tërmet ka qenë 5.8 ballë, por me një intensitet prej 7.5 ballë. Sipas sizmiologut Rrapo Ormeni, pritet të ketë lëkundje të tjera, derisa të vendoset një ekuilibër dhe gjendja të stabilizohet.

Tërmeti e ka patur epiqendrën 30 kilometra në veri të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta në kryeqytet, por janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë.

Raportohet se ka patur dëme të shumta, madje në një rast, një pallat është ndarë në dy pjesë në Durrës.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Duhet të dilni urgjentisht nga banesa. Nëse nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

/TPZ.al/