AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 16:05

Çudira shqiptare/ Kishte futur fëmijën në bagazh, ja si e detyron polici babain që ta nxjerrë

Çudira shqiptare/ Kishte futur fëmijën në bagazh, ja si e


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Pogradec. Një familje që ishte nisur me pushime kishte preferuar që fëmijën e vogël ta fuste në bagazh gjatë udhëtimit.

Policia e ka pikasur këtë makinë dhe e ka ndaluar. Efektivi ka detyruar prindërit për të nxjerrë fëmijën nga bagazhi dhe më pas i ka lejuar që të vijojnë udhëtimin.

Ngjarja është filmuar ditën e sotme nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore e cila shkruan: Shikojeni dhe gjykojeni vetë këtë video të xhiruar sot në Pogradec…! Polici detyron të nxjerrë fëmijën nga bagazhi.

Në bazë të Kodit Rrugor vendosja e fëmijëve gjatë udhëtimit në bagazh është shkelje e rregullave të qarkullimit por mbi të gjitha është një rrezik për ta.