AKTUALITET, 30 Mars 2018, 17:21

Rama i jep 520 milion lekë Mirela Kumbaros, shpenzime për Vitin e Skënderbeut

Rama i jep 520 milion lekë Mirela Kumbaros, shpenzime për Vitin e
Rilindja gjithnjë është dalluar për organizimin e ceremonive plot shkëlqim dhe me shije. Pa dyshim që kështu do të jenë edhe aktivitetet për Vitin e Skënderbeut, që do t’i organizojë Ministria e Kulturës. Por aktivitete nuk mund të bëhen falas. Qeveria sapo ka miratuar një vendim që t’i kalojë 520 milionë lekë Ministrisë së Kulturës për aktivitetet e Vitit të Skënderbeut, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE, PJESË TË KALENDARIT PËR VITIN 2018, SI “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, i shtohet fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të vitit 2018, si “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”. 2. Fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh ndahet, si më poshtë vijon: a) Në programin buxhetor “Trashëgimia kulturore dhe muzetë” (08220), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 14 200 000 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekësh; b) Në programin buxhetor “Art&kultura” (08230), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 38 000 000 (tridhjetë e tetë milionë) lekësh. 3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. 4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.