TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”.
Këtë deklaratë dhe akuzë të fortë e ka bërë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, teksa ishte në konferencën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Teksa i bëri thirrje qeverisë shqiptare për fondet që janë strehëzat e grave të përfundojnë pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave viktima të këtij trafiku.
“Kanë qenë burrat që i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal. E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 koordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalimin e trafikimit të fëmijëve”, tha Lu.