AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 22:07

Tjetër rekord i zi i Edi Ramës/ Shqipëria në listën e zezë për sigurinë e porteve



Një tjetër njollë e zezë për Shqipërinë e Edi Ramës.

Në mbledhjen e 52-të, Komiteti i Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, i cili merret me sigurinë portuale në të gjithë botën, miratoi rezultatet e inspektimit 2018 dhe miratoi listat e reja të performancës për flamujt dhe Organizatat e Njohura, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2019.

Lista bazohet në numrin total të inspektimeve dhe ndalimeve gjatë një periudhe trevjeçare për flamuj me së paku 30 inspektime gjatë kësaj periudhe

Mes 14 vendeve në listën e zezë ka hyrë edhe Shqipëria.

Ajo çfarë vihet re në listën e zezë, është fakti se rënditen vende të botës së tretë dhe ku siguria është minimale, siç janë: Mongolia, Sierra Leone, Kamboxhia etj.

https://worldmaritimenews.com/archives/278805/lithuanian-russian-flags-join-paris-mou-white-list/