AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 21:59

Rama hedh fajin te universitetet: Ligji nuk është zbatuar (VIDEO)

Rama hedh fajin te universitetet: Ligji nuk është zbatuar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama të enjten nuk është tërhequr nga Ligji për Arsimin e Lartë, duke e deklaruar një ligj efikas por që universitetet nuk e kanë zbatuar.

Rama në studion e emisionit “Opinion” tha se Ligji i Arsimit të Lartë nuk është rrezuar, por nuk është zbatuar nga universitetet siç duhet.

Kryeministri u shpreh se në rastin e atij studentit të verbër, ligji e parashikon qartë, pasi tarifat janë ulur edhe pse universitetet nuk i kanë zbatuar ato.

Siç duket, kreu i qeverisë është munduar të ‘ngecë topin’ tek universitetet, duke kërkuar fajin tek zbatimi i ligjit dhe jo tek ligji në vetvete.