AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 22:01

Taulant Muka: Taulant Balla do sjellë studentë nga Librazhdi për të manipuluar protestën studentore

Taulant Muka: Taulant Balla do sjellë studentë nga Librazhdi për

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka bërë një akuzë të fortë në emisionin "Të Paekspozuarit", drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se është duke punuar për të sjellë disa të rinj nga Librazhdi që të manipulojë studentët që janë sot në protestë.

Taulant Muka ka rrëfyer se në telefonin e tij kanë mbërritur qindra mesazhe denoncuese për presionin që po ushtrohet mbi studentët për të ndërprerë protestën e tyre.

Krerët e mazhorancës janë angazhuar sipas tij për të manipuluar protestën e studentëve./ TPZ.AL