TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi i “Organizatës Politike” Arlind Qorri tha për “Të Paekspozuarit” se në Shqipëri po vendoset kapitalizmi i oligarkëve, duke marrë parasysh skandalin e kompanisë Danuell Haberman.
Qorri u shpreh se zbulimi i skandalit të Unazës së Re thjesht vërteton se këto skandale ndodhin në Shqipëri.
“Në Shqipëri sot po vendoset kapitalizmi i oligarkëve. Ne i dimë në parim këto gjëra, kjo thjesht na i vërteton që kjo ndodh.
Këtu ka një lloj ortakërie mes oligarkisë ekonomike dhe burokracisë politike. Ajo që tentohet të vendoset në Shqipëri, është vendosja e një kapitalizmi oligarkik.
Këto korporata që duan të kontrollojnë shtetin, dhe këto koncesionet janë thjesht transferimi i parave te këto kompani.” /TPZ.AL