AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 20:13

Vijon protesta e studentëve para Kryeministrisë

Vijon protesta e studentëve përpara Kryeministrisë. Një grup të rinjsh qëndron aty prej disa orësh dhe zotohen se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë. Ata kanë ndezur zjarr në dia fuçi, ndërsa thërrasin me megafon poshtë zyrës së Ramës për plotësim të kërkesave.