AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 19:33

“Tani është nevoja për masa të mençura”, akademiku Fuga rendit nëntë pika

“Tani është nevoja për masa të mençura”,

Studentët kanë tetë kërkesa drejtuar qeverisë, ndërsa akademiku Artan Fuga rendit nëntë masa, që sipas tij janë të rëndësishme.

Edhe pse disa prej tyre në thelb janë të njëjta me kërkesat e studentëve, Fuga shton dhe disa “masa të mençura” që duhen ndërmarrë në arsimin e lartë.

Reagimi i Artan Fugës:

Ç’të bëjmë?

Per mua tani ka nevoje per masa të mencura:

Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

2. Pergatitja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

3. Amendime te ligjit per arsimin e larte

4. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.

6. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.

8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.

9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.