AKTUALITET, 10 Janar 2019, 17:25

Historiani kosovar: Rama po kërkon vëllavrasje mes shqiptarëve

Historiani kosovar, Arben Llala, e ka cilësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, përçarës të çështjeve shqiptare.

Sipas tij, pas shfrytëzimit të çështjes çame për të ngritur artificialisht acarimet greko-shqiptare, tani Rama po kërkon vllavrasje mes shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës.

Në një status në Facebook, Llalla shkruan se “në ndihmë të skizofrenit Rama vijnë edhe këlyshët e UDB jugosllave”.

Statusi i plotë

Edi Raman, ngatërruesi dhe përçarësi i çështjeve shqiptare. Pasi shfrytëzojë çështjen çame për të ngritur artificialisht acarimet greko-shqiptare, pasi përçau partitë shqiptare në Maqedoni RDK-BESA-ASH, tani kërkon vllavrasje midis shqipëtarëve të Shqipërisë me të Kosovës. Kuptohet në ndihmë të skizofrenit Rama vijnë edhe këlyshët e UDB jugosllave, baballarët e të cilëve ishin oficerë kontakti të UDB në kohën e Jugosllavisë.