TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të vetingut përballë trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Marku ka dërguar avokaten e saj në seancën, ku do të vlerësohet pasuria, figura dhe puna e saj në vite. Paraqitja e Markut në seancën e vetingut nuk është e detyrueshme, megjithatë mungesa e Prokurores së Përgjithshme mund të interpretohet si si shenjë e vetëbesimit apo garancisë që ka ajo se do ta kalojë provën ku janë rrëzuar juristë me eksperiencë shumë herë më të madhe se ajo.
Marku u emërua Prokurore e Përgjithshme me 69 vota të Partisë Socialiste. Ajo nuk iu nënshtrua vetingut para se të marrë detyrën, pasi socialistët shpreheshin se shumë shpejt do të mblidhej Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe se Arta Marku ishte përkohësisht në detyrë, maksimumi një muaj.