TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa kryeministri Edi Rama reklamonte dje planet e vitit 2022 për furnizimin me ujë 24 orë të shqiptarëve, në një zyrë që quhet ERRU po merrte vendime për rritjen e tarifave të ujit. Një valë e madhe aplikimesh nga ujësjellësit e shumë qyteteve ka krijuar radhë në Entin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU).
Tarifat që po miratohen janë aq të larta, sa krahasohen me ato që vendosi kryebashkiaku Erion Veliaj për Tiranën në 2017.
Pogradeci
Në mes të pademisë Covid-19, kur njerëzit kanë nevojë më shumë për ujë, më datë 29 mars 2020, ERRU ka filluar procedurën për shqyrtimin e aplikimit për ndryshim tarife të ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Pogradec SHA. Me anë të projekt-vendimit është aplikuar vendosja e nivelit të ri të tarifave të shërbimit për
furnizimin me ujë të pijshëm, largimin e ujërave të ndotura si edhe tarifën fikse për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit.
Tarifa për konsumatorin familjar në të gjitha zonat urbane unifikohet në 60 lekë/m3 duke pësuar një rritje që varion nga 38 lekë/m3; për ata konusmatorë që janë pjesë e bllokut të parë deri në 4.5 m3/muaj, ndërsa për konsumatorët familjar që janë pjesë e bllokut të dytë mbi 4.5 m3 /muaj, tarifa pëson një ulje në 2 lekë/m3
Tarifa për konsumatorin familjar në zonën rurale pëson një rritje nga 20 lekë/m3 deri në 30 lekë/m3
Për konsumatorët privat dhe publik, në zonën urbane, tarifa rritet me 74 lekë/m3 në bllokun e parë. Tarifa për konsumatorët privat dhe publik në zonën rurale, për të gjithë zonën pas riorganizimit, pësojnë një rritje 100 lekë/m3. Propozohet ndryshim i tarifës fikse të furnizimit më ujë duke pësuar një rritje me 100 lekë/muaj/lidhje vetëm për konsumatorin familjar në bllokun e dytë. Pra me një rritje 100% të tarifës aktuale.
Tarifa volumetrike për largimin e ujërave të ndotura, për të tre konsumatorët kërkohet rritje me 19 lekë/m3 për konsumator familjarë në bllokun e parë, zbritje në 3 lekë/m3 për bllokun e dytë, rritje e tarifës për zonën rurale me 15 lekë/m3.
Për konsumator publik dhe konsumator privat në zonat urbane, tarifa volumetrike për KUN pëson rritje me 28 lekë/m3 për bllokun e parë dhe rritje 4 lekë/ m3 për bllokun e dytë.
Për konsumator publik dhe konsumator privat në zonën rurale kjo tarifë pëson një rritje me 30 lekë/m3
Fier
ERRU-ja nëpërmjet shkresës Nr. 205/2 prot., datë 21.10.2020, informon Autoritetin e Konkurrencës se më datë 30.06.2020, ka filluar procedurën për shqyrtimin e aplikimit për ndryshim tarife të ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Fier SHA.
Tarifa për konsumatorin familjar në të gjitha zonën e shërbimit unifikohet në 52 lek/m3 duke pësuar një rritje nga 2 lek/m3 për konsumatorët familjar të zonës Cakran, Mbrostar 7 lek/m3 për konsumatorët familjar të zonës Frakull, Portëz, Levan, 10 lek/m3 për konsumatorët familjar të zonës Dermenas dhe12 lek/m3 për konsumatorët familjar të zonës Libofshë. Tarifa e ujit për konsumatorët privat propozohet të rritet nga 55 lek/m3 deri në 75 lek/m3 në zonën Cakran, Mbrostar dhe Libofshë për tu unifikuar në të gjithë zonën me tarifën 125 lek/m3.
Tarifa për konsumatorin familjar për KUN në të gjithë zonë e ofrimit të shërbimit përfshirë dhe atë rurale, propozohet të jetë 13 lekë/m3.
Për zonën Cakran, Dermenas, Mbrostar, Portëz, Levan, Libofsh propozohet të vendoset tarifa e unfikuar 20 lek/m3 dhe niveli i ofrimit të shërbimit është rreth 48%.
Nga “UK Fier” SHA propozohet një rritje 100% të tarifës aktuale fikse të shërbimit në vlerën 200 lek/muaj/lidhje për konsumatorin familjar, për konsumatorin publik dhe privat në të gjithë zonën e shërbimit.
Peqin
Komisioni Kombëtar Rregullator me vendim Nr.119, datë 20.10.2020 vendosi për miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për shoqërinë UK Peqin sha. Tarifa për konsumatorin familjar në të gjitha zonat urbane unifikohet në 48 lekë/m3
duke pësuar një rritje me 18 lekë/m3 për konsumatorët e zonës Peqin dhe Shezë, po ashtu për konsumatorin familjar të zonës Gjocaj, Karinë, Pajovë, Përparim.
Për konsumatorët privat në zonën urbane, tarifa rritet me 20 lek/m3, për konsumatorët publik tarifa rritet me 30 lek/m3. Tarifa e KUN për konsumatorët familjar për të gjithë zonën do të jetë 12 lek/m3 meqë niveli i ofrimit të shërbimit është shumë i ulët rreth 18.5%, për konsumatorët privat dhe publik miratohet 16 lek/m3 në të gjithë zonën e ofrimit të shërbimit nga UK Peqin SHA.
Po ashtu ka një rritje 100% të tarifës aktuale fikse të shërbimit në vlerën 100 lek/muaj/lidhje për konsumatorin familjar, tarifa fikse për konsumatorin publik dhe privat në të gjithë zonën e shërbimit rritet me 100%, pra në vlerën 200 lek/muaj/lidhje.
Rroskovec
Më 23 janar 2020, Autoriteti i Konkurrencës i ka dërguar ERRU-së shkresën “Për dhënien e disa rekomandimeve Entit Rregullator të Ujit mbi aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor për ndërmarrjen “Ujësjellës Kanalizime Roskovec SHA”. Pas kësaj ka nisur miratimi i i rritjes së tarifave.
Për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërmarrja ka aplikuar tarifat të rritura nga 50 lek/m3 52 lek/m3 si edhe 60 lek/m3. Tarifa e propozuar ka pësuar një nga rritje 3,6% në disa zona. Kjo vlerë është propozuar nga ERRU të jetë 52 lek/m3 për të gjithë zonën e shërbimit të furnizimit me ujë.
Ka rritje të tarifave për konsumatorin familjar në të gjitha zonat në vlerën 45 lek/m3, duke pësuar një rritje që varion nga 12 lek/m3 deri në 20 lek/m3 për konsumatorët familjarë; tarifa për konsumatorët publik pëson një rritje nga 30 lek/m3 deri në 50 lekë/m3 për të gjithë zonën, ndërsa për konsumatorët privatë rritja varion nga 20 lekë/m3 deri në 30 lekë/m3
Tarifa fikse pësuar një rritje nga 20 lek/muaj/lidhje deri në 100 lek/muaj/lidhje për konsumatorin familjar, një rritje nga 50 lekë/muaj deri në 150 lek/muaj/lidhje të tarifës aktuale.
Tarifa volumetrike për largimin e ujërave të ndotura, ka një rritje me 4 lek/ m3 deri në 15 lekë/m3 për konsumatorin familjarë, 12 lekë/m3 deri në 25 lekë/m3 për konsumatorin publik dhe për konsumatorin privat.
Vora
Nëpërmjet aplikimit, ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Vorë SHA, propozon rritje të tarifave volumetrike për largimin e ujërave të ndotura për të tre kategoritë. Propozohet ndryshimi i tarifës si më poshtë: - 18 lekë/m3 për konsumatorët familjar duke pësuar një rritje prej 7 lekë/m3 ose 36% më shumë se tarifa aktuale - 50 lekë/m3 për konsumatorin publik duke pësuar një rritje prej 20 lekë/m3 ose 40% më shumë se tarifa aktuale - 50 lekë/m3 për konsumatorin privat duke pësuar një rritje prej 15 lekë/m3 ose 30% më shumë se tarifa aktuale. ERRU nuk e gjen të justifikuar ndryshimin për të gjitha tarifat e propozuara nga Ndërmarrja, pasi nuk janë të bazuara, prandaj ka vendosur mos ndryshimin e tarifave të ujit për të tre konsumatorët. Ndërkohë është miratuar ndryshimi i tarifave fikse dhe tarifës volumetrike të KUN vetëm për konsumatorin familjar. Tarifa e rishikuar nga ERRU për konsumatorin familjar e propozuar për t’u miratuar është 15 lekë/më tepër ose rritet me 27% .
Kështu, në këto kohë të vështira të gjitha qeveritë mundohen të lehtësojnë barrën e qytetarëve, të heqin sa më shumë fatura nga xhepi i tyre, këtu rriten faturat e ujit, aq i domosdoshëm për familjet dhe bizneset.
/TPZ.al/