AKTUALITET, 18 Nëntor 2020, 11:38

Infektohen me koronavirus nëntë mësues dhe një nxënës në Kukës

Infektohen me koronavirus nëntë mësues dhe një


Nëntë mësues, nga të cilët shtatë në Kukës dhe dy në Has dhe një nxënës raportohet se janë infektuar me koronavirus në qarkun e Kukësit.

Ndërsa në Tropojë, një kopsht është mbyllur për shkak të infektimit të njërës prej edukatoreve.

Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana, tha për mediat se janë vatra të izoluara dhe nuk cënojnë procesin mësimor.

“Problematik e vijon të mbetet respektimi i masave nga qytetarët. Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, një pjesë e qytetarëve nuk i vendosin maskat mbrojtëse ose i mbajnë poshtë mjekrës ndërsa lëvizin në rrugët e qyteteve te qarkut Kukës,” u shpreh Kuçana.