TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Edi Rama tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim!
Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin.”
Kështu shprehet ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson mbledhjen e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin.
POSTIMI:
Edi Rama tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim!
Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.
Tradhtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen Europiane i mbetet kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim.
Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman Qe këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore sipas dakordësisë gjithëpërfshirë dhe me konsensus.
Ndërkohë që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare, funksionimi i Gjykates se Larte dhe Kushtetuese, plani i veprimit per pastrimin e parave, ligji i medias dhe minoritetet! Te gjitha pergjegjesi politike e ER!
Tradhtari i vizionit kombëtar zgjodhi llogarite politike përpara interesit të 3 milion shqiptarëve të cilëve iu preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte.
Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është tradhtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.
Kjo propagandë e rreme u shkërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama.
Tashmë është kthyer në vendimtare beteja e 25 prillit 2021 për të rrëzuar tradhëtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për pushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri.