TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Infektohet me Covid-19 drejtori i Agjecisë së Shërbimeve Publike dhe gjashtë punonjës në Elbasan.
Pas infektimit janë reduktuar shërbimet e këtij institucioni në qytet.
Agjencia ka një numër prej 300 punonjësish të cilët merren me dekorin e qytetit ndërkohë që pas kësaj infektimit të këtyre punonjësve situata paraqitet e qetë.
Të infektuarit janë kryesisht shoferë të institucionit, por nuk mungojnë edhe punonjës të Agjencisë.
Ndërkohë qyteti i Elbasanit ka edhe një numër të lartë mësuesish të infektuar nga Covid-19.
Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar katër mësues me Covid, ndërsa mësohet se janë edhe nëntë nxënës të infektuar, kryesisht në shkollat 9-vjeçare por edhe në shkollat e mesme.
Ndërsa në qytetin e Peqinit, ka një numër të madh mësuesish të prekur nga koronavirusi.
Numri i mësuesve të infektuar në Peqin është mbi 90 raste.
Ministria e Arsimit por edhe institucionet rajonale nuk kanë dhënë një përditësim të saktë sa i përket shifrave të mësuesve të infektuar./Abc News