AKTUALITET, 18 Nëntor 2020, 13:13

Dyshohet se shiste drogë afër shkollave, arrestohet 34 vjeçari

Dyshohet se shiste drogë afër shkollave, arrestohet 34 vjeçari

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi dyshohet për shitje të dozave me drogë në ambientet e shkollës.

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi Xh. H., 34 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan 23 doza me lëndë narkotike kanabis, 19 tableta metadon, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi lekësh dhe 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, në rrugën “Ali Baushi” u godit një tjetër rast, duke kapur dhe vënë në pranga shtetasin Xh. H., 34 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan 23 doza me lëndë narkotike kanabis, 19 tableta metadon, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi lekësh dhe 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. T., 45 vjeç, pasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të cilën ia ka blerë shtetasit Xh. H”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.